Shoqatat e gazetarëve janë solidarizuar sot me kolegun e tyre, të emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra.
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, shprehin shqetësimin për vënien nën akuzë të një gazetari, pasi denoncoi një akt korrupsioni. Duke konfirmuar solidaritet me kolegun, shprehen se “është e papranueshme që një gazetar që ofron një kazus korrupsioni për publikun, të merret i pandehur për korrupsion aktiv nga Prokuroria e Tiranës”.
Deklarata e plotë e përbashkët
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin shqetësimin për vënien nën akuzë penale nga prokurorja Ida Ahmetlli, të gazetarit të emisionit Stop për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi denoncoi një akt korrupsioni më emisionin investigativ Stop në TV Klan.
Unioni I Gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve solidarizohet me gazetarin investigativ dhe vlerësojnë se Prokuroria nuk mund të ngrejë akuzë për një gazetar që denoncon publikisht një akt të qartë korrupsioni. Është e papranueshme që një gazetar që ofron një kazus korrupsioni për publikun, të merret i pandehur për korrupsion aktiv nga Prokuroria e Tiranës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Cipa
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Armand Shullaku
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Ylli Rakipi
Tiranë, më 15. 12. 2016
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/