Berisha: Rama, Nastradin dhe autori kryesor i bllokimit të negociatave me BE-në

Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka fajësuar pasardhësin e tij Edi Rama, si shkaktarin kryesor të bllokimit të negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Sipas Berishës, pas këtij bllokimi, Rama si Nastradin, mashtron në mënyrën më të shpërfytyruar, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme.
“Parlamenti mblidhet sot, për fatin tonë të keq, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, i cili vendosi të mos hapen negociatat, vendosi të mos caktojë një datë për hapjen e këtyre negociatave, vendosi të mos caktojë një datë për raportin tjetër, vendosi për disa kushte, për të cilat Nastradini mashtron në mënyrën më të shpërfytyruar dhe të paskrupullt e të papërgjegjshme, për njërën nga çështjet më madhore, të të ardhmes së shqiptarëve, siç është hapja e negociatave dhe ecja drejt integrimit në BE.
Edi Rama, është autori kryesor i këtij bllokimi”, u shpreh midis të tjerave Berisha.
DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...