Në vijim të fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar ambasadorët, të cilëve ju ka kërkuar të bëjnë publike, marrëveshjen që Edi Rama shkeli me opozitën për reformën në drejtësi.
“Tregoni marrëveshjen, ose më saktë tregoni pjesët e marrëveshjes që Rama shkeli me opozitën për reformën në drejtësi”, u shpreh Berisha, duke ju adresuar ambasadorëve.
Më tej, ish-kryeministri ka akuzuar pasardhësin e tij se po tenton të blejë integrimin, duke shpërndarë zarfe.
“Qenit plak nuk i hiqet vesi. Edi Rama mendon se do të sigurojë integrimin duke shpërndarë zarfe.
I sëmuri psikik mendon se mund të blejë Europën”, akuzoi Berisha.
“Absolutish me Edi Ramën nuk ka hapje negociata. Në 18 qershor, e keni fjalën ju. Ky është mesazhi për shqiptarët”, u shpreh Berisha.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











