Ndërsa po vijonte debati në neës 24 i shefit të opozitës, Lulzim Basha, gazetari Andi Bushati tha se ndërsa ka një përcarje për votim në sallën e kuvendit, gjysma e deputetëve të PD nuk kanë qenë në sallë. Behej fjale per propozimin e LSI per heqjen e koncesionit te laboratoreve.
Është një stil i LSI për të evidentuar pazaret e veta, tha Basha. Vendimi i PD është votë kundër buxhetit. Ajo që po bën LSI është një votë taktike. Nëse do të ishte serioz qëndrimi i LSI kishte shumë mundësi që të komunikonte me grupin e PD për të rrëzuar buxhetin. LSI një herë tjetrë kështu votoi, gjysma e grupit kundër, gjysma pro.
Kryetari i PD, Lulzim Basha po vijon debatin në news 24 me gazetarët Ani Bushati dhe Fatos Lubonja nën drejtimin e Ylli Rakipit.
Debati ka vijuar me provokime për Bashën, të cilat megjithëse nuk ishin etike, Basha i ka sqaruar deri në fund me durim skemat e gazetarëve për të përforcuar akuzat e kundërshtarëve politikë që synojnë dobësimin e Bashës si kryetar opozite, me qëllim dobësimin e opozitës para zgjedhjeve.
Basha tha se LSI angazhohet shpesh në skenarë të tillë. PD dhe LSI mund të shkojnë vetëm 64 vota. Sërish qeverisë i mbeten 74 vota. Pra nuk ka mundësi që të krijohte ndonjë hapësirë që të rrëzohet në Parlament ndonjë vendim i qeverisë edhe kur LSI bashkon votat me PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












