Basha refuzon Dakon të flasë në emision: Suksese në jetë

Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bllokoi sonte një bisedë direkte në tv të Vangjush Dakos ndërsa merrte pjesë në në emisionin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit” në “News24”.

Basha është pyetur në lidhje me padinë që ka dorëzuar në prokurori ndaj kryetarit të bashkisë në Durrës ndërkohë q ënë linjë direkte ka qenë edhe Dako.

Basha ka refuzuar që ai të debatojë me Dakon ndërkohë që i kërkoi drejtuesit te emisionit ta hiqte nga linja.

Pas debateve disaminutëshe me drejtuesin e emisionit, u vendos që Dako mos të fliste në emision. Madje, në linjë direkte, Basha i ka thënë Dakos: Suksese në jetë.

DEBATI

Rakipi: Dako kërkon të hyjë në linjë në studio.

Basha: Merre në emision dhe të flas.

Rakipi: Ai kërkon të hy në linjë . Nuk është kriminel.

Basha: Ia kam thënë ballas; ti je kryekrimineli i Durrësit. Si trembem një kryebanditi si Dako.

Rakipi: Ai është njeri i rëndësishëm në PS.

Basha: Sill Ramën më mirë këtu të bëj debat.

Rakipi: Është një njeri i rëndësishëm në PS.

Basha: Atëherë vazhdo emisionin më Dakon. S’duhet të më kishe thirrur mua.

Rakipi: Ju jeni kreu i PD. Por nuk jeni Zeusi.

Basha: Nuk e përcakton ti se kush është raundi i Dakos. Ose ti merr vendimin tënd dhe unë timin.

Rakipi: Jo mo ska gjë, se ti do jesh i ftuari i emisionit.

Basha: Vazhdo emisionin.

Rakipi: Do ishte korrekte nga ana juaj që për atë që akuzoni ta lini të fliste se e keni akuzuar që është kryebanditi i Durrësit.

Basha: Thirreni këtu më mirë. Se kam problem ynë të përballem me një model të krimit, por nuk të takon ty që të bësh këtë gjë. Nuk ke thirrur Berishën, por pengun e Lul Berishës.

Rakipi: Asi nuk vjen në studio, si ty është.

Basha: Unë vij në studio.

Rakipi: Ja do e shohim nëse do vish kur të zgjidhesh.

Basha: (Qesh) Do vi. Do e provosh.

Rakipi: Z.Dako me vjen keq, por nuk mund ta vazhdojmë lidhjen direkte me ju!

Basha: Suksese në jetë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...