Ajo hap Facebook, shqiptari–gruas: Je prostitutë, do të të djeg me acid

Shares

Dhunonte dhe diskretitonte bashkeshorten sepse dyshonte tek ajo. Por kulmi kishte arritur kur partnerja kishte krijuar një profil në Facebook, dhe ai nuk mundi ta duronte këtë, duke e shembur në dru. Behet fjale per shqiptarin Renato Xhija, 30 vjeçari i lindur në Shijak. Ai është akuzuar për veprën penale të keqtrajtimit të antarëve të familjes ose partnerit sipas ligjeve italiane.
Ngjarjet kanë ndodhur rreth tre vjet më parë. Çifti, atehere, jetonte në Rovigo. Sipas aktakuzës, 30-vjeçari shqiptar me partneren ka pasur një sjellje gjaknxehtë dhe të dhunshme dhe shpesh e ka penguar atë të dalë nga shtëpia, apo të fliste në telefon me anëtarët e saj të familjes, ose edhe të krijonte miqësi.
Më 5 tetor 2013, e kishte shembur në dru sa ajo nuk u ngrit dot nga dyshemeja, pasi zbuloi se ajo kishte hapur një profil në Facebook.
Sipas deshmive te dhena ne gjyq, i riu e merrte shpesh në telefon gruan, madje edhe kur ajo ishte në punë duke e akuzuar se ishte një prostitutë dhe që nuk vlente fare.
Disa ditë më parë, Renato Xhija u dënua nga një gjykate ne Rovigo me tre vjet e katër muaj burg.
Denoncimin e kishte bere tre vjet më parë e shoqja, qe kishte qene gjithnje subjekt i fyerjeve dhe rrahjeve.
Kërcënimet nuk ishin ndalur edhe ne sallen e gjyqit, te tipit si do të djeg fytyrën me acid.
Gjyqtari gjeti prova të mjaftueshme për të dënuar shqiptar tridhjetë vjeçar.
                                 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...