Sokol Nano tregon detajet e kontrollit të policisë në Loly Pop

Shares

Djali i ish-Kryeministrit Fatos Nano deklaroi sonte se policët e krimit ekonomik kontrolluan në lokalin e tij për drogë. Ai tha për news 24 se policet kontrolluan klientët dhe lokalin ndërkohë që nuk paraqitën asnjë lloj dokumenti në lidhje me funksionin e tyre.

Sokol Nano që është administrator i barit të njohur të natës “lolly pop” në ish-Bllok tha se nuk ka cështje penale ndaj tij. “Policët nuk na kanë komunikuar asgjë në përfundim të kontrollit dhe nuk e di nëse policit duhet të tregojnë mandatin në rastin kontrolleve të tilla”, shpjegoi Nano.

Ndërkaq SHKB në ministrinë e Brendshme ka filluar hetimet në lidhje me veprimet që ka kryer policia e krimit ekonomik në lokalin e djalit të ish-kryeministrit dhe politikanit të njohur Fatos Nano.

Në orët e paradites policia e Tiranës shpërndau ne menyre selektive një njoftim fillimisht në disa media të përzgjedhura dhe më pas në të gjitha mediat ku thuhej se Sokol Nano po procedohej penalisht për moslëshimin e kuponave tatimorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...