Një biznesmen nga Vlora ka paralajmëruar se ka ndërmend të ndërpresë biznesin he të lërë vendin për shkak të një konflikti me kryetarin e bashkisë Dritan Leli dhe familjarët e tij.
Ai kishte një miqësi 10 vjecare me mjekun nga Vlora. “Ky Dritan që për çdo arritje dhe për krijimin e familjes është 50% kontribut edhe i financave të mia. Personi që e kemi shëtitur në Greqi dhe Spanjë, në Itali dhe deri në Amerikë, sot është kundërshtari im”, rrëfen biznesmeni për shuplaka.com. Ai rrëfen kaluarin e madh që po hëq për të ndarë bizneset me familjarët e Lelit dhe se po ia vjedhin pronat një nga një.
Historia e këtij biznesmeni të ngjeth, mëgjithëse ende nuk ka folur edhe personi që akuzohet.
Gjatë rrëfimit, biznesmeni përmend shumë emra ndërkohë që nuk janë jashtë lojës edhe gjyqtarë të të gjitha shkallëve.
Më poshtë është rrëfimi i plotë:
Dëshmia e biznesmenit:
Viktima jam edhe unë, në gjithë veprimtarinë time që nga viti 1995. Fati i keq i imi ishte që kur i besova Halil Lelit. Në një takim rastësor, tek rruga e re, pasi u përshëndetëm dhe folëm si vlonjatë, më qau hallin se djali i madh, Edi, kish marrë rrugë të keqe, mbase e shkëput nga një shok jo i mirë, më thotë, se janë duke presuar hashash tek magazinat e Përpunim Drurit. Shkuam te dy dhe e takojmë Eduardin dhe bisedojmë me të, duke i propozur një punë si shofer në firmën që unë punoja bashkë me një shokun tim.
Na u bind dhe pas pak kohe filloi punën si i tillë dhe pse ortaku ime nuk donte që ky të fillonte punë, ”i njoh unë se çfarë monstra janë ata” më thoshte vazhdimisht. Në këto kushte në mbikëqyrje të fortë dhe me kontroll të vazhdueshëm, u bë shofer mauneje dhe i besuam për transport mallrash me Greqinë dhe Italinë. Në një rrugë që bën me materiale mobilerie nga Athina dhe nëpërmjet portit të Igumenicës do vinin në Shqipëri, e arrestojnë në këtë qytet për një dënim të pakryer në Greqi. Kemi ndërhyrë nëpërmjet miqve tanë grekë dhe pasi kemi paguar një shumë të konsiderueshme për atë kohe, e nxjerrim nga burgu.
Vitet po kalonin dhe filluam t’i besonim. Sinjalet dhe informacionet që vinin ishin disi të pabesueshme që ky ishte bërë tmerri i vjedhjeve të mallrave të ndryshme nëpër maunet që udhëtonin në tragetet që vinin në Portin e Vlorës. Në një kontroll rutinë që i bëra i gjeta një pompë thithëse që vidhte naftë në traget dhe nuk furnizohej në pika karburanti edhe pse i jepnim lekët për këtë furnizim, vidhte në traget maunet frigorifer që sillin në Shqipëri mish pule apo derri. Bile në një rast shpëtoi mirë që për pak nuk i mbyllën derën e frigoriferit kur ky ishte duke vjedhur.
Aty nga fundi i 1998-ës, filluan shenjat e para të përçarjes midis ortakësh dhe m’u desh mua që të shkëputësha i pari, pasi 4 ortakët e tjerë dhe pse u ndanë më vonë, ishin në lidhje gjaku e miqësie me njëri-tjetrin. Edi, kishte fituar një eksperiencë në udhëtimet që bënte si shofer mauneje, dinte shumë pika kontakti dhe vende furnizimi dhe në një bisedë që bëmë gjatë një udhëtimi në Itali, vendosëm që të hapnim një firmë më vete me emrin ”I.M.S”. Filluam në qershor 1999, deri në fund të 2008-ës. Veprimtaria filloi mirë, me rregulla dhe respekt në tregtimin e lëndës së parë të mobilerisë dhe materialeve të ndërtimit. Ndërmorëm një hap tjetër në hapjen e një fabrike mobiljesh, duke shtuar dhe një ortak tjetër që ishte Filip Angjeli dhe pagëzimin e firmës e bëmë ”FAPIEL”.
U nisëm që këtë investim ta bënim me ritme të ngadalta por mendjemadhësia e ortakut dhe toleranca ime bëri që ky investim t’i kalonte parashikimet dhe mundësitë e financave. Edhe pse përfunduam investimin, na u krijuan vazhdimisht probleme. Ortaku u tërhoq me përshtypjet më të këqija për Eduardin. Në këtë kohë unë kam kërkuar që të tërhiqem nga ky investim dhe të nxjerr në shitje kuotat. M’u betua se gjërat do ndryshonin dhe unë fillova të punoj, derisa bilanci i fabrikës sa vinte dhe rrënohej.
Në këtë kohë kish dalë në treg ”TV Amantia”. Unë organizova 10 biznesmenë të suksesshëm që këtë TV ta merrnim të gjithë bashkë por nuk u arrit. Filluan të tërhiqeshin, por përsëri në prapaskenë Eduard Leli, i cili e kishte blerë në orët e vona të natës, pa më pyetur e bleu me emrin e tij.
Më vonë investuam dhe në servisin e makinave por duke kaluar vitet bilancet treguan se po futeshim në kolapsin e mosshlyerjes së kredisë dhe detyrimeve të tjera. Nuk kish më kuptim që ne të punonim më bashkë. Pasi sistemova fëmijët në Kanada për të vazhduar shkollat atje, m’u desh pak kohë që të kthjellesha dhe të merrja vendimin për të realizuar ndarjen në kushte normale dhe në mirëbesim të plotë.
Çudia e madhe ndodhi. Si ka karakterin dhe moralin, dredhi, me prapaskena, mohime, mospërgjigje të thirrjes për të biseduar, vjedhje dhe shpërdorime, përdorim Ilogarie deri dhe në kompromentim gjyqtarësh dhe prokurorësh në atë masë sikur ne kishim qenë 10 vjet armiq dhe jo miq. Kam arritur t’i bëj e-maile dhe lajmërime noteriale që të uleshim bashkë për të përmbushur detyrimet pas ndarjes, si për të kthyer në vend motorët e kondicionerëve që i kish vjedhur, të kthente inventarin e materialeve të mobilerisë që ishte në ruajtje të FAPIEL në shumën 17,800,000 Iekë të reja, të merrte përgjegjësit tek motra për të më kthyer lekët, të kthente dhe të merrte përgjegjësitë e mbi 50,000 dollarëve që duhet t’ia kthente ”I.M.S”-së. Mashtruesi triumfoi, bëri miq deputetë, shtetarë për të krijuar mbrojtje. Ai bëhet me Partinë Demokratike, miqësohet me Genc Rulin si ministër i Ekonomisë, lëvizte në delegacionet ku shkonte Berisha, merrte atributet e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe për më tepër mashtronte për pozicionin që kishte në shoqëri, duke treguar diplomat e blera në Universitetin e Vlorës, 2 të tilla dhe doktoraturën. Fillova kalvarin e gjyqeve.
Të gjitha gjyqet u humbën sepse mjeshtri i manipulimeve dhe kompromentimeve arriti që me gjyqtar Ervin Trashin, të bënin të mundur që të gjitha pretendimet e avokatit të Eduard Leli të bëheshin vendim gjyqi pa i hequr asnjë pikë dhe as presje. Pasi bëra apelimin në Gjykatën e Apelit, gjykatësja Alma Lici, duke qenë se i ka miq iu bëri sërish qokën.
Në kushtet e miqësisë që kisha në mirëbesim, i shita motrës së Eduardit 100 metra katrorë shtëpi, në mirëbesim, që lekët do të m’i jepte pas dy vitesh. Por mjeshtri Eduard i kishte bërë mirë llogaritë që ato lekë unë nuk do t’i merrja kurrë. Edhe pse dyshoj se ai vetë i ka përfituar lekët e së motrës. Pas disa procedurave noteriale m’u desh të dëshmoja edhe faktin që për shitjen e kësaj shtëpie nuk më ishte paguar asnjë cent nga ana e blerësve. Shtëpia iu ngeli atyre edhe pse e çova çështjen sërish në Apel, por këtë herë e dashura e fisit Leli, Alma Lici e pranoi në tavolinë faktin që i kishte miq dhe se vendimi nuk mund të ishte i ndryshëm.
Shtëpia që i shita motrës së tyre nuk është në përdorim pasi i është kaluar ”Amantia TV”, ndërkohë ajo banon në një godinë tjetër, sërish në pronësi të firmës ”I.M.S”, pronari i vetëm i së cilës jam unë. Edhe pse i kam bërë disa thirrje ajo sërish nuk është larguar.
Kalvari nuk mbaron këtu, pasi në vitin 2013 për disa hapësira të përbashkëta që kishim me Eduardin, nën presionin e vëllait të tij ”kryebashkiakut me vath”, ishin lënë me deklaratë noteriale në përdorim të firmës ”I.M.S” që unë drejtoja, mirëpo fisi vazhdonte të më shqetësonte derisa një ditë një nga nipat e fisit, erdhi dhe më shkaktoi një frakturë në këmbë, duke më sulmuar pabesisht. Mirëpo djali i fisit arriti t’i shpëtonte dënimit në sajë të aministisë që përfitoi nga autoritetet.
Kalvari u shtua me ardhjen në pushtet të njeriut ”me vath” dhe është krijuar ideja në qytet se unë jam shkelësi më i madh i ligjeve.
Në opinionin tim personi që e heq veten doktor, nuk ka pasur kurrë një pacient dhe të ketë shkruar një recetë, personi që në gen ka mashtrimin, dredhërinë, edhe për më keq tradhëtinë. Ky kryetar që mashtroi me kualifikimin e tij. Ky Dritan që për çdo arritje dhe për krijimin e familjes është 50% kontribut edhe i financave të mia. Personi që e kemi shëtitur në Greqi dhe Spanjë, në Itali dhe deri në Amerikë, sot është kundërshtari im, të cilin e kam denoncuar me fakte dhe prova për sjelljen e pamoralshme të tij dhe vëllait të tij. Turpi bie për atë që përdor institucionin që drejton për të presionuar mua dhe familjarët e mi.
Në këto kushte vendosa të denoncoj pasi këta njerëz përdorin karrigen për të ushtruar presione dhe në përfundim e pëson një popull i tërë. Këta janë njerëz që turpin e hanë me bukë dhe bukën e shkelin me këmbë.”
Publikuar nga ‘Shuplaka.com’
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












