Rama shton punësimet me kohë të pjesshme para zgjedhjeve

Shares

Qeveria ndryshoi për herë të dytë një vendim për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2016.

Hera e parë që u ndryshua vendimi ishte në maj të këtij viti kur ky numër u rrit me rreth 500 të punësuar të rinj nga 1400 që kanë qenë në vendimin e janarit të 2016, raporton droni.al.

Në këtë vendim u vendos të arrihej në shifrën 2128 të punësuar.

Ndërkohë vendimi i sotëm shtone dhe 300 të tjerë.

“Në pikën 1, të vendimit, numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme, ndryshohet dhe bëhet “…2410 veta …”.

2. Pas lidhjeve nr.1 dhe nr.2, të përmendura në pikën 1, të vendimit, shtohet lidhja nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij dhe përballohen nga buxheti i miratuar për institucionet e përmendura në këtë lidhje”, thuhet në vendimin e qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...