Meta shton presionin ndaj Ramës, Petrit Vasili i LSI kërkon anullimin e koncensionit

Shares

LSI ka kërkuar zyrtarisht nga qeveria anullimin e koncensionit për laboratorët spitalorë. Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI-së kërkon që projekti i partneritetit publik privat të mos financohet nga buxheti i shtetit dhe paratë të përdoren në projekte të tjera.

Vasili rendit disa arsye për të argumentuar kërkesën e tij, thekson abc.

Letra e Vasilit vjen pas takimeve javore që zhvillon Kryeministri Rama dhe kryetarin e LSI-së Ilir Meta dhe ku mund të diskutohej dhe të gjehej një zgjidhej edhe për këtë cështje.

Nw foto, letra e Vasilit pwr Kuvendin ku kwrkon anulimin e koncensionit

Në fakt takimet nuk janë zhvilluar javët e fundit dhe për LSI kjo është nisma e dytë në pak ditë që bie ndesh me qeverinë dhe interesa ekonomike të ministrave të saj, raporton droni.al.

LSI është gati të mos votojë ligjin e plehrave nëse ai ligj do të paraqitet ndonjë ditë në Parlament në formën e votimit të dekretit të Presidentit që e ka rrëzuar atë.

PS po pret prej dy muajsh një përgjigje nga LSI për vijimin e koalicionit edhe në garën zgjedhore të 2017. përgjigja do të vinte pas zgjedhjes së kryetarit të LSI dhe forumeve të partisë, proces që tashmë ka përfunduar.

Meta po përpiqet ta shtyjë sa më shumë këtë përgjigje në kërkim të rrethanave që do të favorizojnë LSI në një kontratë të re me PS.

Ndërkaq media afër Ilir Metës, të cilat zënë pjesën më të madhe të tregut të gazetarisë në vend e kanë sulmuar ashpër Ramën ditët e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...