Letra e Dakos për lirimin e Lul Berishës, bashkia: Ja pse e bëmë!

Shares

Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka dhënë në mënyrë informale shpjegime rreth përfshirjes së tij në lirimin nga burgu të Lulzim Berishës.

Burime anonime pranë Bashkisë së Durrësit të cituara nga Balkanweb kanë bërë të ditur se Lul berisha ka plotësuar një formular tip që mbushet nga të gjithë të burgosurit që lirohen me kusht.

Sipas këtyre burimeve, bashkia ka pranuar se mund të punësojë të dënuarin por nuk ka ndikuar vendimin gjykatës.

I njëjti burim lajmëron se nesër pritet që nesër të ketë një reagim edhe nga kryebashkiaku Vangjush Dako, pasi të shqyrtojë dokumentet në dosjen e gjykatës së Apelit.

Një grup gazetarësh investigativë përmes një programi të zhvilluar nga Zëri i Amerikës dhe Birn zbuluan se treshja e gjyqtarëve të Apelit është bazuar tek raportet pozitive të administratës së burgjeve si dhe një karakteristikë familje të lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako më 8 korrik 2016.

“Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat,” citohet shkresa e Dakos në vendimin e lirimit.

Vangjush Dako besohet se ka ndikuar lirimin e tij nga burgu edhe për shkak të disa incidenteve që vetë Dako ka pasur me disa grupe kriminale rivalë të miqve të Lul Berishës në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...