Qeveria ka nisur reformën në drejtësi në një mënyrë shumë origjinale në qytetin e Shkodrës.
Përmes një vendimi që është marrë sot qeveria vendosi që ndërtesën e gjykatës së Apelit në këtë qytet ia ka kaluar në përdorim partisë Socialistë të qytetit.
Ja edhe vendimi:
Qeveria vendosi:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Punëve të Brendshme, të pasurisë së paluajtshme, me emërtim “Gjykata e Apelit Shkodër”, sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi, miratuar me vendimin nr.1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të trojeve dhe ndërtesave të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të gjykatave të apelit”, të ndryshuar, me qëllim pajisjen e subjektit “Partia Socialiste e Shqipërisë” me ndërtesë për Degën Vendore të Partisë Socialiste, Qarku Shkodër.droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












