Gruaja 33 vjecare, ja cfarë i bëri burri për 13 vjet rresht

Shares

Një 33-vjeçare ka rrëfyer sonte për “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës sesi është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj për 13 vjet.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, 12, 10 dhe 8 vjeç. Janë fëmijët që i aknë kërkuar asaj të divorcohet. Gruaja rrëfen se denoncimin e ka bërë për hir të fëmijëve të saj, në mënyrë që ata mos rriten me frymën e dhunës. Pas denoncimit, 33-vjeçarja ka marrë urdhër mbrojtjen dhe për 9 muaj është strehuar në Qendrën e Viktimave të Dhunës bashkë me fëmijët e saj.

(Gruaja e dhunuar gjatë intervistës është quajtur me pseudonimin “Teuta”)

Intervista me Teutën, 33-vjeçaren e dhunuar nga bashkëshorti

Tare: Si vendose ta denoncosh bashkëshortin pas 13 vitesh dhunë? Çfarë të shtyu?

Gruaja e dhunuar: Më shtunë 3 kalamajtë sepse unë kam tre fëmijë dhe mendova që këta fëmijë mos ti rris me dhunë dhe vendosa të denoncoj.

Tare: Çfarë moshe janë fëmijët?

Gruaja e dhunuar: Mosha 12, 10, 8

Tare: Ti vetë për sa kohë ke pësuar dhunë përpara se të merrje këte vendim?

Gruaja e dhunuar: 13 vite me radhë dhe gjithmonë shkojë me shpresën se do kthejë, do rriten kalamajtë dhe do bëhen gjerat më mirë, por ato u bënë më keq.

Tare: Po familjarëve u thoje që dhunoheshe?

Gruaja e dhunuar: Jo nuk i thoja, sepse ata ishin në gjendje të keqe ekonomike, të sëmurë dhe thoja mos ti bija dhe unë barrë.

Tare: Po bashkëshorti pse ju dhunonte, çfarë kërkonte prej jush?

Gruaja e dhunuar: Ai ishte përdorues i alkoolit, ishte xheloz shumë. Ai ka jetuar jashtë shtetit dhe ne na linte në Shqipëri dhe gjërat shkuan shumë keq dhe vendosa ta denoncoj. Thashë mos ti rris kalamajtë kështu. Nuk duroja dot më.

Tare: Po pas rasteve kur ai të dhunonte në këto 13 vjet, të kërkonte ndjesë prapa, apo i dukje normale çfarë bënte?

Gruaja e dhunuar: E dinte çfarë bëntë, por ai kishte një urrejtje ndaj femrave në përgjithësi, jo vetëm ndaj meje. Thoshte se të gjitha janë tradhëtare dhe mendonte vetëm të keqen dhe nuk më kërkonte ndjesë. Ishte shumë kokëfortë.

Tare: Po ti vetë si mendoje, kjo ishte jo normale?

Gruaja e dhunuar: Normalisht

Tare: Ishin rastet e dhunës së fortë fizike?

Gruaja e dhunuar:Të forta fizike, kam pasur nxirje, vrarje. Kam qenë për 3 muaj e nxirrë dhe thoja jam vrarë, jam rrëzuar se më vinte zor.

Tare: Po fëmijët a ishin aty ku ai ushtronte dhunë?

Gruaja e dhunuar: Mundohesha që të ruhesha nga fëmijët, po ata shumicën e rasteve kanë qëlluar dhe e kanë parë, sidomos fëmiaj i madh që është goc ajo e ka përjetuar më shumë.

Tare: Çfarë të thonin fëmijët pas dhunës?

Gruaja e dhunuar:Ata më thonin, goca sidomos; “ndahu moj mami se nuk mund ta durojmë dot. Ne nuk të ndihmojmë dot”. Pastaj mendova se thashë këta do bëhen të dhunshëm si ai, sidomos çunat, dhe vendosa ta denoncoja.

Tare: E kishe idenë se çfarë të priste pas denoncimit në gjykatë?

Gruaja e dhunuar: Nuk është se isha shumë i informuar por e dija që do gjeja një mbështetje, do marr një urdhër mbrojtje dhe do më gjëjë shteti një strehë ku unë do isha e sigurt dhe mos dhunohesha më.

Tare: Si u soll gjyqtari?

Gruaja e dhunuar: Për fat të mirë më ka ndihmuar shumë shpejt që unë të marr urdhërin e mbrojtjes sepse unë kisha fakte.

Tare: Në momentin që more urdhërin e mbrojtjes ti ike që aty?

Gruaja e dhunuar: Po, unë kërkova që mos qëndroja as në atë qytet ku banoja se kisha frikën e ish-bashkëshoritet dhe pastaj më drejtuan për të Qendra e Viktimave të Dhunës ku qëndrova 9 muaj.

Tare: Familjarët të mbështetën?

Gruaja e dhunuar: Po, e patën pak të vështirë që të largohesha nga qyteti, por unë ju thashë që nuk duroj dot më sepse është më mirë të largohem që ai mos ta dijë ku ndodhem.

Tare: Ju keni bërë divorcin?

Gruaja e dhunuar: Po

Tare: Po bashkëshorti ka tentuar të takojë fëmijët më pas?

Gruaja e dhunuar: Jo, asnjëherë sepse ai është edhe pak më probleme nga depresioni, ka qenë përdorues i alkoolit. Nuk është në gjendje normale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...