Qeni i policisë zvicerane është treguar sërish i suksesshëm, madje rëndësia e tij po rritet gjithnjë e më shumë.
Së fundi ai ka kapur një hajdut shqiptar 36-vjeçar, shkruajnë mediat zvicerane, ndër to edhe ‘barfi.ch’.
Policia zvicerane kishte marrë një alarm më 10 dhjetor në ora 04:29, se një hajdut ndodhej në një shtëpi dhe policia ka reaguar menjëherë në Bazel, dhe së bashku me qentë kanë reaguar me shpejtësi, duke e kapur shqiptarin në flagrancë, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari ndodhej në ballkon, duke u përpjekur të largohej. Por, policia ka reaguar me shpejtësi, dhe është kapur shqiptari, derisa ndaj tij ka nisur hetimi.
Ndërkohë, mediat zvicerane rëndësi të madhe i kanë kushtuar ndërhyrjes së qenit të policisë, që gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për policinë, sidomos kur hajdutët tentojnë të ikin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












