OPERACIONI/ Policia në aksion për të mbushur arkën e shtetit, në 1.5 orë, 1500 gjoba

Shares

Policia e Shtetit ka zhvilluar në mesditën e sotme operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Operacioni nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:30 minuta.
Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat.
Në këtë operacion blic u angazhuan rreth 1200 punonjës policie në total.
U ngritën dhe funksionuan 280 pika kontrolli në gjithë vendin.
Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
Ne total ne te gjithë vendin u vendosen 1495 masa administrative:
Nga këto 950 për mos vendosje te rripit të sigurimit, si dhe për shkelje te tjera u vendosen 545 masa administrative.
Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetareve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.
Policia Rrugore edhe në ditët në vijim do të vijojë me intensitet punën për ndëshkimin e çdo shkelje të kodit rrugor, duke u fokusuar më shumë në drejtim të ndëshkimit të drejtueseve të automjeteve që përdorin pije alkoolike, që përdorin celularin dhe nuk respektojnë normën e vendosjes së mjeteve të fiksimit .

“Blici rrugor”, përmes shifrave


policia gjoba1QARKU TIRANË

350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë

QARKU DURRËS

120 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë

QARKU LEZHË

100 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot

QARKU SHKODËR

80 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës

QARKU KUKËS

50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has

QARKU DIBËR

50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë

QARKU ELBASAN

80 punonjës policie në 25 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas

QARKU KORÇË

80 punonjës policie në 20 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik

QARKU FIER

80 punonjës policie në 22 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh

QARKU GJIROKASTËR

60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj

QARKU BERAT

60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë

QARKU VLORË

90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...