Policia e Shtetit zhvilloi sot operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Operacioni nis në ora 12:00 dhe zgjat deri në orën 13:30 minuta.
Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat.
Në këtë operacion blic janë angazhuar rreth 1200 punonjës policie në total.
Janë ngritur 205 pika kontrolli në gjithë vendin.
Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos-vendosjen e rripit të sigurimit.
QARKU TIRANË
350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë
QARKU DURRËS
120 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë
QARKU LEZHË
100 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot
QARKU SHKODËR
80 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës
QARKU KUKËS
50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has
QARKU DIBËR
50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë
QARKU ELBASAN
80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas
QARKU KORÇË
80 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik
QARKU FIER
80 punonjës policie në 17 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh
QARKU GJIROKASTËR
60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj
QARKU BERAT
60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë
QARKU VLORË
90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












