Negociatat e për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të hapen vetëm kur Shqipëria të përmbushë 5 kritere.
Është ky paralajmërimi i disa prej ministrave të jashtëm të disa vendeve anëtare të unionit, dhënë për ABC News përpara takimit që zhvillohet në Bruksel.
Disa prej tyre janë shprehur qartë mbi plotësimin e të gjitha kritereve para takimit të tyre në Bruksel, ndërkohë që komisioneri Johannes Hahn është shprehur se do gjendet një zgjidhje në interesin e popullit shqiptar, i vetëdijshëm se procesi vështirësohet pas kërkesës së shteteve anëtare për plotësimin e më shumë se 5 kritereve për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
“Vendi duhet të përmbushë tërësinë e kushteve që janë mbi tryezë para se te hapen negociatat e anëtarësimit. Më pas ne do të ekzaminojmë mbi bazën e raporteve të Komisionin Europian se cilat janë mundësitë për të avancuar me Shqipërinë. Ne kemi këtë qasje me shumë vende partnere. Mendoj, se do të na duhet te avancojmë gjithnjë e më shumë me një Europë me shpejtësi të ndryshme”, u shpreh
Didier Reynders, Ministri i Jashtëm belg.
“Ne duam të dërgojmë sinjalin, se perspektiva e zgjerimit me vendet e Ballkanit është aty dhe ajo vlen për të gjitha vendet e rajonit. Ne kemi formuluar qartë pritshmëritë tona për rezultate në reformat e forcimit të shtetit ligjor dhe demokratizimit të këtyre vendeve. Është gjithashtu e rëndësishme që Serbia dhe Shqipëria të kuptojnë, se kanë mbështetjen tonë për avancimin e mëtejshëm në integrimin europian dhe janë bërë reforma të rëndësishme nga këto vende”, u shpreh
Michael Rott , Ministër Gjerman Për Çështjet Europiane.
“Ne e mbështesim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ne shpresojmë që proçesi të progresojë sipas vendimeve të Bashkimit Europian”, u shpreh
Ioanis Kasoulidis, Ministër i Jashtëm i Qipros.
“Do të gjejmë një mënyrë për te avancuar ne interesin e popullit shqiptar.
Pika e zgjerimit ka qenë e para që është diskutuar në tyrezën e ministrave të jashtëm. Nuk pritet që të ketë ndryshime në konkluzionet për Shqipërinë krahasuar me draftin e aprovuar nga ambasadorët e përfaqësive të përhershme të BE-së”, u shpreh
Komisionieri Johannes Hahn.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












