Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në një konferencë për shtyp tha se po ndiqen me vëmendje zhvillimet nga Shqipëria. Pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ai tha se nga Shqipëria kërkohen fakte dhe prova që është bërë progres.
Kriter i rëndësishëm për progresin e vendit sipas Lajçak janë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Do të shohim nëse Shqipëria i përmbush kushtet. Ajo që është me rëndësi është fakti se Shqipëria ka punuar në prioritetin kryesor që është miratimi i legjislacionit kritik për drejtësinë dhe shtetin ligjor. Nuk kemi ende një datë por do të shohim progresin”, tha ministri sllovak në konferencë për shtyp.
Lajçak gjithashtu shtoi se shumë gjëra janë në lojë, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Ai bëri thirrje që Shqipëria duhet të adaptojë reformat dhe të nisë sa më shpejt zbatimin e reformës në drejtësi.
“Ajo që duhet të behet tani është zbatimi. Nuk është e nevojshme që të presim një raport të ardhshëm që do të dalë në pranverë 2018, por ka një angazhim të qartë të Komisionit që të raportojmë për Shqipërinë sapo vendi të ketë rezultat të prekshëm”, tha ministri sllovak.
Deklarata e Lajcak, në emër të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, nuk ndryshon nga qëndrimi dhe deklarata e deputeti gjerman Krichbaum.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











