MASAKRA E KORÇËS/ Rrëfimi i plotë i Marsela Toshit dhe akuzat ndaj bashkëshortit dhe prindërve të saj

Shares

Një përballje e fortë, akuza dhe kundërpërgjigje në lidhje me krimin e trefishtë në Korçë, ishte ajo mes Marsela Toshit dhe nënës së saj, Mimoza Gremi. Teksa janë bërë protagoniste të emisionit “Me zëmër të hapur” në TV “News24”, Mimoza akuzoi të bijën se ajo fshihej pas vrasjes së dy djemve dhe burrit të saj.
Ndërkohë, në një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë, Marsela ka reaguar duke akuzuar nënën e saj dhe babanë se ajo detyrohej të hante miell të skuqur, ndërsa ata bërxolla.
“A janë me këmbë në tokë këta njerëz që flasin. Kush flet ajo nënë që më la 5 vjeç. Unë haja miell të skuqur përditë, nëna ime me babanë hanin bërxolla”, thotë Marsela.
Ajo shton më tej se i ka kërkuar nënës së saj që ta ndihmonte që t’i gjente një punë në Itali, por shtoi se ajo “nuk e çante topin për të”.
Sipas Marselës, mësohet se ajo ka qenë ditën e masakrës në Koçë, disa orë para ngjarjes.
Marsela rrëfeu se kishte pasur “trashje zëri” me Naumin, sepse ai nuk e lejonte të merrte djemtë, në Greqi.
Marsela ka mohuar që të jetë ajo autorja e vrasjes, sikurse është aluduar nga të afërmit e bashkëshortit të saj.
Ajo ka rrëfyer edhe për gjendjen e rëndë ekonomike, sipas së cilës, u kthyen nga Greqia, familjarisht, me vetëm 20 euro.
Në vijim të rrëfimit të saj në emisionin “me zemër të hapur”, Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve të vrarë nga bashkëshorti i saj, Naumi, në Korçë, disa ditë më parë, ka akuzuar Naum Toshin, burrin e saj, se kishte dashur ta shfrytëzonte për prostitucion.
Ajo ka rrëfyer si u njoh me Naumin dhe pse ishte e detyruar të martohej me atë.
Përkundër pretendimeve të Marselës, ka dalë nëna e saj, Mimoza Gremi, e cila i ka hedhur poshtë deklarata e saj, për sjelljen e bashkëshortit të saj.
“Unë nuk jam zengjine, por Marselën e ndihmoja. Ishte ajo që zihej me Naumin dhe jo Naumi me atë. Marsela iku me një tjetër në Greqi. Por Naumi, po të ishte i keq, e pranoi përsëri”, pohoi midis të tjerave Mimoza.

Biseda e plotë në studio me Marsela Toshin


marsela toshi3Përshëndetje Marsela!  Përshëndetje!

(Marsela nuk flet, por degjohen te qarat)

Të shpreh ngushëllimet e drejtpërdrejta për humbjen e bashkëshortit dhe dy djemve të tu. Jemi gati të flasim sot?
Çfarë të flas unë, unë kam humbur dy fëmijët.
(qan) Dalin dhe bëjnë legjendë aty. Çfarë të flasim. Del ajo nënë aty që ju luta të më çonte 50 euro se s’kisha bukë aty. Tani më del dhe më bën përralla me mbret aty.

Kanë qenë nipi dhe babai i burrit tënd që të kanë akuzuar…?
Si ka mundësi të vras fëmijët e mi, kur unë i bëra të tëra për ata?
(Ngashërehet…)

Ku ke qenë duke u gdhirë 5 dhjetor?
Natën që ndodhi kjo unë kam qenë me një familje prej 5 anëtarësh duke ikur për në Selanik për të kapur trenin. Si ka mundësi ta bëj unë një gjë të tillë. Të jemi më këmbë në tokë. Si ta varja unë atë burrë.

Ti ke deklaruar se je dhunuar?
Unë kam fjetur jashtë me dy fëmijë të vegjël në Korçë. E kam denoncuar në Greqi, kam shkuar edhe në policinë shqiptare. Atë natë që kam shkuar kam fjetur në tokë. Unë humbas fëmijët e mi, që të tëra i bëra për ata. Ajo nënë ka akoma gojë dhe flet, që më ka lënë 200 euro për 24 vjet. Iu përgjërova më ço 50 euro të blej një thes me miell dhe nuk e çau topin e tani del dhe më bën përralla mua. Që nuk më zë gjumi natën.

Si e mësove lajmin?
E mësova nga interneti vetëm për burrin isha në metro dhe pastaj për fëmijët, mu prenë këmbët. Nuk i besoja syve. Nuk më lanë as t’i shihja. Kam nxjerr grekun nga karrigia dhe i kam thënë hap internetin. Erdha me autobus dhe më ndaluan tek dogana.

Keni thënë se me Naumin keni shkuar keq…?
Kam deklaruam më parë në polici se ë burri me rreh dhe më nxjerr nga shtëpia më parë. E kam dhe një dokument të tillë në Greqi. Kush mi di mua hallet e mia.

Mbas krimit keni deklaruar se nuk keni pasur konflikte?
Unë i jam lutur që të më jap fëmijët dhe të më jap deklaratën që të më lejojë të iki.

Ju keni ikur në 19 nëntor?
Çfarë të bëja tjetër? Punë nuk kisha. Nuk donte të punonte. Më thoshte “ik puno, hap këmbët se ke 3 koka për të ushqyer”. Unë s’i kam dy muaj këtu.

Natën e 4 dhjetorit, mes 5 dhjetorit, ditën e krimit ke hyrë në 2 të natës dhe ke ndenjur në Korçë…?
Mbaj mend që kam ikur që në 4 nga Korça.

Sa orë më parë kishit mbërritur në Korçë?
Në orën 3 erdha.

Pse erdhe?
Erdha për të takuar fëmijët t’u jepja 50 euro.

Çfarë ore ke shkuar?
Në orën 2 e gjysmë 3 e drekës. Nuk kam ndenjur as gjysmë orë, pasi më nxori prej krahësh. Pastaj unë ika. Mora plaçkat në hotel. Në për 5 mbasdite kam qenë në Doganë. Në 12 të natën duhej të merrja trenin për Athinë. Shkova dhe prita për t’u ngritur nga gjumi në orën 2 e ca e drekës. Në 3 kam dalë nga shtëpia. Kam ikur lart dhe mora hotelin tek Trekëndëshi. Kam shkuar të takoja fëmijët e mi. Sa shkova i putha, dhe i përqafova. Më la veç gjysmë orë, më ka nxjerr jashtë dhe më ka mbyllur derën.

Ke qenë vetëm?
Kam qenë vetëm. Policia më ka bërë një kontroll rutinë. Më kanë lëshuar dhe më kanë dërguar me një familje nga Bilishti. Nga Selaniku dhe më pas
kam ikur me tren për Athinë.

Atë ditë që ke mbërritur në shtëpinë e tij ka pasur grindje?
Jo, thjesht më ngriti zërin.

I ke kërkuar të dy djemtë?
I kam kërkuar të dy. Por më pas i kërkova të madhin. I thashë më jep të madhin të paktën, se e kam timin.

Marsela, pra ju deklaroni se gjithmonë jeni dhunuar nga ana e Naumit?
Unë ikja në orën 9 në punë dhe vija në orën 5 e haja dru.

Marsela çfarë pune bëje?
Punoja kameriere dhe pastaj natën. Dhe kur më kanë hequr nga puna, më tha shko thuaj pronarit të marrë edhe njëherë dhe shkuam e takuam bashkë.

Kush nuk të lejoi të merrje pjesë në varrim?
Babai nuk ka dashur të merrja pjesë unë në varrim dhe nuk kam për ta falur kurrë.

Kush të ka thënë?
Policia më ka thënë që të mos kishte probleme. Në vend të mbyll plagë ju i hapni akoma

Janë hedhur akuza ndaj jush…?
A janë me këmbë në tokë këta njerëz që flasin. Kush flet ajo nënë që më la 5 vjeç. Unë haja miell të skuqur përditë, nëna ime me babanë hanin.
bërxolla.

Vjehrri juaj ka thënë që s’keni pasur probleme ekonomike?
Kush e thotë të drejtën. Ai pinte 3500 lekë cigare në ditë. E di unë ku pikon çatia jote? Kur erdhëm nga Greqia erdhëm me 20 euro. Hanim bukë tek kunata se nuk kishim.

Si je njohur me Naumin? Sa kohë kishit bashkë?
Para 7 vitesh. Kisha një lidhje me një tjetër. Ai më keqtrajtonte dhe më linte mbyllur. E Kam rritur mes mureve. Me të nxira kam ikur. I kam kërkuar babait lekë se nuk kisha gji. Më tha babai që skam lekë, më tha ‘s’do të mbaj ty me lekë’.

Si e njohe Naumin?
Ai më mori në telefon dhe më ndihmoj. Unë hapesha shumë me të. Ai më mori për të më nxjerr në rrugë. Me strehoi pasi shpëtova nga ai tjetri. Më pas u detyrova të martohesha. Mora vesh se kishte dhe fëmijë me një tjetër, një greke. E dinin katër persona të tjerë. E takonte fshehurazi. E kisha 10 vjeç.

Si sillej me ta?
U bërtiste. Unë kujdesesha unë për ata. Isha unë nënë dhe baba. Njerëzit më thoshin ‘ke burrë apo jo’.

Prindërit tuaj kanë 18 vite të divorcuar…?
S’kanë pikë turpi që dalin aty.

Ju thatë se ai kishte qëllime të tjera.. Kur e morët vesh?
Kur kisha fëmijën 2 vjeç ma tha.

Si jua tha?
E pranoi vet. Me tha ‘për atë punë të mora’. Dhe për fëmijën më tha se kam një fëmijë tjetër.

Pse u kthyet?
Po se s’kishim punë. Kishim pa paguar drita ujë. Kishim vetëm 20 euro. E më pas erdhëm me 20 euro. Dy ditë kam ngrënë makarona ma kripë e vaj.

Sa kohë qëndruat në Korçë?
6 ditë kisha që isha larguar. Ose 7 ditë.

Si u larguat? Me miratimin e tij?
Më kërkoi që të punoja me lekë në Korçë. I thash ‘ku të punoj atje, të ma bëjnë me gisht në Korçë’. Kërkova punë cep më cep.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...