Në vijim të rrëfimit të saj në emisionin “me zemër të hapur”, Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve të vrarë nga bashkëshorti i saj, Naumi, në Korçë, disa ditë më parë, ka akuzuar Naum Toshin, burrin e saj, se kishte dashur ta shfrytëzonte për prostitucion.
Ajo ka rrëfyer si u njoh me Naumin dhe pse ishte e detyruar të martohej me atë.
Rrëfimi i Marsela Toshit
“Me Naumin jam njohur rreth katër vjet më parë, kur Naumi më merrte në telefon, ku edhe i qaja hallin, për lidhjen time të mëparshme. Burri i parë më rrihte. I kërkova ndihmë babit tim, i kërkova 100 euro, por nuk më ndihmoi. Nuk e dija që Naumi kishte një fëmijë tjetër, jashtë martese, me një shtetase greke. Askush nuk më tregoi.
Naumi ju bërtiste fëmijëve, nuk është se nuk kujdesej. Unë isha dhe kujdesesha për ata, edhe kur kishin nevojë ëpr spital, aq sa të tjerët më thoshin ‘ke burrë apo jo’.
Ai kishte qëllime të tjera ndaj meje, donte të më përdorte për prostitucion. Ma pranoi vetë.
Nga Greqia u kthyem, se nuk e përballonim do jetën atje.
Ai më kërkoi të punoja si prostitutë me lekë, në Korçë. Ndaj edhe vendosa të iki përsëri në Greqi.
Ai nuk punonte, lekë nuk kishim, ç’të bëja unë.
Sa e njoh unë Naumin, nuk e njeh njeri atë person”.
Përkundër pretendimeve të Marselës, ka dalë nëna e saj, Mimoza Gremi, e cila i ka hedhur poshtë deklarata e saj, për sjelljen e bashkëshortit të saj.
“Unë nuk jam zengjine, por Marselën e ndihmoja. Marsela nuk vuante për bukën e gojës. Ishte ajo që zihej me Naumin dhe jo Naumi me atë. Marsela iku me një tjetër në Greqi. Por Naumi, po të ishte i keq, e pranoi përsëri”, pohoi midis të tjerave Mimoza.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/