Foto Ilustruese
Një aksident, ka ndodhur sot në Fushë Krujë. Një furgon me nxënës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bilaj.
Për fatin e mriz, nxënësit kanë arritur të dalin nga mjeti, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Policia po heton për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë i Policisë
Informacion paraprak
Më datë 13. 12. 2016, rreth orës 14:30, në fshatin Bilaj, Fushë-Krujë, mjeti tip furgon me targa AA 580 FE, me drejtues shtetasin G. N., i cili transportonte nxënës shkolle, ka dalë nga rruga.
Për pasojë, vetëm një nxënës ka fraktura në krah, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












