DETAJE/ Vrasja në Ksamil, ja dyshimet për autorët e mundshëm

Shares

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e Agron Xhezairit, babai i të shumëkërkuarit nga policia Albi Xhezairi, i cili akuzohet për vrasjen e Aleksandër Bardhit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, në oborrin e banesës së viktimës.
Burime zyrtare bënë me dije se vrasja dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Të njëjtat burime sqarojnë se hetimet janë përqendruar në pistën e një hakmarrje të mundshme, ndërsa deri më tani janë të shoqëruar rreth 10 persona.
Bëhet e ditur se ata janë nga Ksamili dhe fshati Shëndëlli. Burimet, bazuar te dëshmia e kunatës së viktimës, e cila ishte bashkë me 53-vjeçarin në momentin kur ai u qëllua, thuhet se, ishte një person që u largua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...