Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar ofertën për një qen si dhuratë nga qeveria japoneze, siç tha një deputet japonez. Koichi Hagiudi nuk e dha arsyen si e pse dhurata u refuzua, shkruan BBC.
Japonia i kishte dhënë Putin-it, një qen femër të racës “Akita” të quajtur Yume në vitin 2012 dhe ky qen që do t’i jepej tani, synohej të ishte shoqëruesi i saj.
Deputeti Hagiuda shkroi në një blog: “Për fat të keq, ne e morën vesh nga homologët tanë, dhe, shpresa jonë për të prezantuar një dhëndërr, u thërrmua”.
Nëse pranohej, dhurata do t’i jepej Presidentit të Rusisë në një samit në Japoni javën e ardhshme, ku do të ishte edhe Kryeministri Shinzo Abe.
Origjina e Akitas është nga Japonia veriore.
Putin ka një qen mashkull Shepherd bullgar të quajtur Buffy, që i është dhënë atij nga kryeministri bullgar në vitin 2010.
Labradori i tij, Konni, që iu dha si dhuratë nga Sergey Shoigy, aktualisht ministër i Mbrojtjes së Rusisë, ngordhi në vitin 2014.
Putin e mori njëherë Konni-n në një takim me Kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila kishte tmerr nga qentë. Disa media në atë kohë thanë se ai e kishte bërë me qëllim, për ta trembur. Por në fillim të këtij viti, Putin tha për një gazetë gjermane se nuk e kishte ditur për frikën e saj. Ai tha: “Kur unë mësova se ajo nuk i pëlqente qentë, i kërkova falje, sigurisht”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











