Deputeti socialist dhe ish-kryeministri Pandeli Majko është i vetmi ndër socialistët vec Saimir Tahirit që ka komentuar lirimin nga burgu të kriminelëve. Ai ka shmangur emrat megjithatë edhe këndvështrimi i tij ka të bëjë me reformën në drejtësi.
“Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët “biznesmenë” janë bërë fenomeni shqiptar i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therrin si “gjel deti” për festat e fundvitit.
Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vettingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosi për Reformën e Dretësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të “korigjimit”. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi.
Në tavolinën e gjykimit të “fundit”, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut”, thotë ndër të tjera Majko.
Në vijim ai tregon edhe një batutë me një senator amerikan.
Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpejguarit të “këndvështrimit” të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe midis të tjerash tha: – “Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre… i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












