Ministria e Brendshme: Bashkëpunojmë shumë mirë por pasi nisen ngarkesat

Shares

Ministria e Brendshme tha sot se bashkëpunimi i saj me policinë italiane është shumë i mirë dhe se kapja e 4 tonë drogë orët e fundit në brigjet italiane është e lidhur edhe me kontributin nga Shqipëria.

Ministria reagoi pasi PD tha se të gjithë drogën e kapin italianët.

“Policia e Shtetit bën me dije opinionin publik se këto qe PD i reklamon si dështime, janë suksese të policisë dhe fryt i bashkëpunimit mes strukturave policore të të dy vendeve.

Bashkëpunim që nuk ka ekzistuar më parë e që sot është në nivele të shkëlqyera.

Kjo është deklarata e policisë italiane: “Operacioni ka nisur sapo Autoritetet e Policisë shqiptare, nëpërmjet Nuklit Detar të Guardia di Financës me bazë në Durrës, kanë njoftuar për praninë e një mjeti të dyshimtë që drejtohej për nga brigjet italiane”.

Deklarata e autoriteteve italiane saktëson që në hyrje se informacioni është dhënë nga Policia e Shtetit, çka përbën konfirmim të bashkëpunimit të frytshëm mes strukturave policore të të dy vendeve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ministria e Brendshme i sugjeron PD të heshtë më mirë. “PD bën mirë të heshtë, meqë nuk përgëzon dot sukseset e bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe partnerëve.

Policia e Shtetit ngelet e hapur për të ofruar çdo informacion zyrtar kujtdo që është i interesuar të dijë të vërtetën dhe të mos e keqpërdorë atë”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Brendshme megjithatë kishte rastin të tregonte arsyet se pse ngarkesat me kanabis nuk kapen asnjëherë në tokë por vetëm në det. Nuk ka të dhëna nga policia italiane që vlerësojnë se bashkëpunimi me policinë shqiptare ka qenë efektiv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...