Menaxhimi i mbeturinave vazhdon të helmojë Shqipërinë. “Qeveria shqiptare kërkon të kalojë një ligj që lejon importimin e mbetjeve nga jashtë, ndërkohë që vendi po kalon një kohë të vështirë për të menaxhuar mbeturinat e veta,” shkruan Franceinfo në një artikull të gjatë mbi importin e plehrave në Shqipëri.
Ndarja selektive e mbeturinave ende nuk ekziston, asnjë kremator nuk është në funksion dhe pjesa më e madhe e mbeturinave përfundon në grumbuj të hapura, ku shumë shqiptarë në limitet e varfërisë përpiqen të mbijetojnë duke seleksionuar mbetjet të cilat u shiten kompanive të riciklimit.
Janë këto kompani të cilat paradoksalisht kërkojnë një ligj që rregullon importin e mbetjeve, pasi ata pretendojnë se punojnë nën kapacitet për shkak të mungesës së lëndës së parë.
Importi i mbetjeve ekziston por është përshtatur dobët.
Megjithatë, Shqipëria tashmë importon mbeturina. Që nga fundi i regjimit komunist, çerek shekulli më parë, vendi ka pranuar në masë të madhe mbetjet që vijnë nga jashtë, kryesisht nga Italia, ku dihet se menaxhimi i mbetjeve kontrollohet shpesh nga rrjetet mafioze.
Në teori, vetëm disa kategori specifike të ‘materialeve të riciklueshme’ të destinuara për t’u transformuar-letër, dru, metale, plastike-lejohet të importohen por qeveria socialiste do shkojë më tej.
Dy vjet më parë qeveria pranoi importin dhe riciklimin e armëve bërthamore siriane, një projekt i refuzuar për shkak të mobilizimit shumë të fortë të shoqërisë civile.
Biznesi mund të jetë i dobishëm, thotë qeveria
Ligji i ri, në teori shumë pranë shqetësime mjedisore, ka për qëllim të organizojë të gjithë sistemin e grumbullimit të mbetjeve, por hap një dritare për importet, të cilat kanë provokuar protesta të forta qytetare.
Projekti nuk është pëlqyer, por qeveria po përpiqet ta imponojë atë. Argumentet e qeverisë për zbatimin e këtij projekti vërtite rreth 2 idesh: Do të jetë më mirë për të organizuar këtë aktivitet në vend në një kuadër rregullator dhe faktin që Shqipëria si një vend shumë i varfër, nuk duhet të lërë pa dore asnjë mundësi për të zhvilluar një sektor ekonomik potencialisht fitimprurës raporton France Info.
Hija e mafias italo-shqiptare
Ndërsa Tirana është kandidate për Integrimin Europian, qeveria gjithashtu thekson se ndarja dhe riciklimi janë detyrime të vendosura nga Bashkimi Europian, çka është e saktë, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria duhet të importojë mbetjet nga jashtë.
Në të vërtetë, shumë analistë dyshojnë mbi lidhjet e forta ekonomi-mafia. Disa ditë para se ligji të paraqitej në Parlament, , një kompani e përzier italo-shqiptare u ngrit për të mbledhur mbeturinat nga Tirana dhe qyteti italian i Veronës. Aktivistët e shoqërisë civile po qëndrojnë në këmbë. Duke refuzuar që vendi i tyre të bëhet hambari i mbeturinave të Evropës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












