“Kundër TEC-it që do ta bëjë zonën të pabanueshme”

Shares

Dhjetëra banorë të fshatit Sheqeras në Korçë kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it në fshatin e tyre.
Banorët shprehen se janë kundër projekt ligjit të qeverisë për ndërtimin e TEC-it në zonën e tyre, pasi ndërtimi i tij do të kthejë zonën në një hapësirë të pabanueshme. Banorët shprehen se protestat nuk do ndalin deri në bllokimin e rrugëve. 
Në protestë ka marrë pjesë dhe nga Sekretari për aksionin qyetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit u shpreh se vendimi për ndërtimin e TEC-it është jo transparent dhe nuk është konsultuar me banorët e zonës.
 “Ndërtimi i TEC-it dëmton shëndetin e banorëve dhe bujqësinë e zonës. PD mbështet banorët që TEC-i të mos ndërtohet, pasi shumë banorë do zhvendosen nga banesat e tyre”- tha Salianji.

foto1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...