Pak orë pasi ka filluar operacioni për kapjen e Klement Balilit, ambasadorja e Greqisë në Tiranë është takuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako.
Ambasadorja Eleni Sourani në fjalën e saj përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy organizatave policore, të cilin e konsideroi si faktor të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve, sipas njoftimit per shtyp të policisë.
Gjatë takimit u vu në dukje bashkëpunimi i ngushtë policor midis dy vendeve në çështje kyçe të sigurisë, luftës kundër trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Çako theksoi se operacionet e përbashkëta të zhvilluara mes dy policive, janë prova të besueshmërisë së Policisë së Shtetit në marrëdhëniet e saj me policitë e vendeve partnere. Njëherësh këto operacione të përbashkëta me strukturat e policive të vendeve fqinjë, të mbikëqyrura edhe nga Europoli, janë konsideruar si operacione të suksesshme në nivelin europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












