Denoncon pas 21 vjetësh zhdukjen e së bijës në Itali. Bashkë me kohën e gjatë që nëna priti të denonconte vazjën e zhdukur pa gjurmë, befason arsyeja pse gruaja u kujtua një ditë të bukur se i duhej ndihma e policisë për vajzën e zhdukur.
Në fakt, jo për ta gjetur, por për efekt dokumentesh në përfitimin e ndihmës sociale. E gjithë kjo ka ndodhur në Durrës dhe ka protagoniste shtetasen 56-vjeçare, O.K, raporton Panorama.
Gruaja O.K, 56-vjeç ka denoncuar në polici zhdukjen e së bijës F.K, sot 37-vjeç. Gruaja para policisë ka thënë se vajza ishte zhdukur pa lënë gjurmë kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe dyshon se ka ikur në Itali.
Ajo tregon se e bëri denoncimin e detyruar se i duhen dokumentet që është e vetme dhe se nuk ka mundësi financiare, për të fituar më pas dhe ndihmën ekonomike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












