Diego Pisa, menaxheri për Shqipërinë i një prej kompanive të mëdha të shërbimit call center, Teleperformance tha se ligji në Itali është i shkruar keq. Sipas tij ai që godet delokalizimin e kompanive call center, duke e konsideruar si shkakun e të gjitha të këqijave, por në vend që ta ndalojë e inkurajon më tej fenomenin ‘dumping” dhe do krijojë konfuzion.
I pyetur nga monitor nëse në këto kushte kompania e tij do të largohet nga Shqipëria, thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Ne jemi një kompani ndërkombëtare e cila ka seli në 62 vende dhe kemi planet tona të biznesit. Ne nuk kemi ndërmend të largohemi nga Shqipëria”.
Në lidhje me rregullat e ashpra që parashikon ligji i ri sa i përket ndalimit të lehtësive fiskale z. Pisa thotë se ata nuk kanë përfituar asnjë lehtësi nga shteti italian.
Natyrisht, thotë ai, miratimi i ligjit do të sjellë probleme për këtë sektor në Shqipëri. Të gjitha shoqëritë e shërbimit call center do të duhet të hapin seli në vendet e BE-së për të mos pasur probleme. “Në Shqipëri, sektori do të vihet në vështirësi të mëdha. Nuk do të ketë më asnjë nismë për të hapur kompani të reja. Nëse deri dje ky sektor është rritur me ritme të larta, tashmë kjo nuk do të ndodhë më”, përfundon z.Pisa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











