Enkelejd Alibeaj nga selia e Partisë Demokratike ka denoncuar drogën shqiptare që sipas tij po pushton Europën . Ai tha se me PD në qeverisje Shqipëria do të jetë vendi ku shqiptarët e ndershëm ja dalin pa drogën.
Alibeaj po ashtu shtoi se vetëm Rama nuk e pranon situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria dhe udhëkryqin drejt integrimit euroatlantik. Ai theksoi se në dy ditë janë kapur 4 ton drogë në Itali me origjinë Shqipërinë dhe kjo sipas Alibeaj është këmbanë alarmi për vendin tonë që do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












