Mësohet se Policia e Shtetit dhe forcat e lëvizshme operacionale, të ndihmuar nga efektivët e Sarandës dhe të Gjirokastrës kanë nisur operacionin për prangosjen e Klement Balilit
Në Sarandë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontroll me urdhër të Krimeve të Rënda në kompleksin ‘Santa Quaranta’ dhe në disa prona e banesa te tjera të Klement Balilit.
Në ndjekje të Balilit janë përfshirë 200 policë ndërsa kontrolli ka vijuar edhe në ndërtesa e biznese të tjera të “Escobarit të Ballkanit”, përfshirë edhe hotelin në Butrint dhe fhsatin e tij në periferi të Sarandës. Në sitë do të kalojnë gjithë bizneset e Balilt, banesa dhe gjithë vendet e dyshuara ku mendohet se ai mund të strehohet.
Mësohet gjithashtu se kontrolli do të shtrihet edhe në Delvine e zonat përreth.
Kontrollet janë bërë në orët e para të mëngjesit, në kuadër të hetimit që ka nisur për përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar të drogës dhe vijnë fill pas ardhjes së dosjes nga Greqia në adresë të tij.
Deri tani nuk është gjetur as biznesmeni i akuzuar dhe kërkuar dhe as ndonjë send i paligjshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












