VIDEO/ Ja pamjet e kontrollit dhe të gjetjes së 30 kg heroinë në një kamion në Portin e Durrësit

Shares

Rreth 30 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit ndërsa në pranga ka rënë një person. Ai është Aurel Kryemadhi 45 vjeç, banues në Elbasan.
durres, gjetja e drogesBurime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë ditës së enjte, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin “Skania”, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, që drejtohej nga i arrestuari Kryemadhi, shërbimet e Policisë dyshuan se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.
droga_copy_2Për këtë arsye, efektivët e shoqëruan kamionin për tek skaneri, ku rezultoi se në tavanin e karrocerisë kishte disa  pako. Pas kontrollit të imtësishëm, në kamion u gjetën plot 52 pako heroinë, me peshë rreth 30 kilogramë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...