Pas publikimit të ngjarjes së rëndë, ku Ilia Terolli u dhunua nga polici kufitar Gjergji Gjorgji, 41 vjeç, ky i fundit ka sqaruar situatën para policisë.
Brenda pak orësh nga çasti kur Terolli ka kërkuar ndihmë për presionin dhe kërcënimin që po i bëhej atij e familjarëve, Policia ka reaguar duke pezulluar menjëherë efektivin.
Sipas të dhënave zyrtare, gjithçka është bazuar te veprimet e para hetimore, nga të cilat është konkluduar se ka pasur një konflikt mes tyre.
Kanë qenë deklarimet e të dyja palëve ato që kanë konfirmuar ngjarjen.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Terolli ka insistuar se veprimi i tij ka qenë thjesht një gjest mirësjelljeje.
Ndërsa punonjësi i policisë është shprehur se fillimisht ai e ka keqkuptuar këtë veprim ndaj gruas së tij, dhe ka dashur ta sqarojë, por nuk e ka kontrolluar dot veten.
Ai ka sqaruar për grupin hetimor se i ka kërkuar edhe ndjesë të dëmtuarit dhe se në asnjë moment nuk ka përfituar nga detyra lidhur me këtë ngjarje. Hetimi ndaj kontrollorit të doganës ka nisur për “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Dje reagoi edhe Policia, e cila përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar pezullimin nga detyra të punonjësit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












