FOTO/ Shpërthim në qendër të Prishtinës fill pas koncertit

Shares

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës ndërsa disa metra larg po përfundonte një koncert i grupit Troja.

Zhurma e shpërthimit është dëgjuar shumë larg, ndërsa kjo ka ndodhur shumë pranë kafeneve të vogla “Verë n’Dimër”, raporton Periskopi.

Nga shpërthimi është dëmtuar dyqani që ndodhet pranë, në murin e së cilit është hedhur mjeti.

auto_shperthim41481321362

Policia e Kosovës e ka konfirmuar, se ka ndodhur një shpërthim në qendër të Prishtinës, nga një mjet i paidentifikuar.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 të Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, është dëgjuar një shpërthim. Sipas informacioneve preliminare dyshohet se ka të bëjë më shpërthim të një mjeti të dyshuar të paidentifikuar. Nga mjeti shpërthyes janë dëmtuar xhamat e një lokali. Për momentin nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarr veprimet e nevojshme policore.

auto_shperthim21481321354

auto_shperthim11481321352

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...