EMRI/ Porti Durrës, zbulohen 30 kg heroinë, arrestohet shoferi kamionit

Shares

Foto Ilustruese

Efektivat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë sekuestruar rreth 30 kg heroinë dhe arrestuan në Aurel Kryemadhi 45 vjeç, banues në Elbasan.
Burimet zyrtare të Policisë Vendore sqarojnë se dje, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Skania kamion me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, me drejtues Aurel Kryemadhi shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për te Skaneri ku ka rezultuar se në tavanin e  karrocerisë kishte disa  pako.
Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 52 pako me peshë rreth 30  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...