VIDEO/ Një shqelm pas shpine dhe e hedhin vajzën nga shkallët e metrosë në Berlin

Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion metroje në rrethin e Neukölln në Berlin në Gjermani, ku një vajzë është hedhur nga shkallët duke u shtyrë me këmbë nga një djalë.
Kjo ngjarje ka ndodhur mesnatën e 27 tetorit dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Siç shihet nga pamjet, vajza ka qenë duke ecur në shkallë, ndërsa nga prapa vjen i qetë një djalë që mbante edhe një shishe pije në dorë, duke e shtyrë dhe goditur atë nga prapa në një mënyrë shumë brutale.  Fatmirësisht kjo ngjarje kaloi pa pasoja të rëndë për jetën e vajzës.
E lënduar vajza është marrë nga persona që ndodheshin afër dhe është dërguar në spital me dëmtime në fytyrë.
Ndërkohë policia është duke kërkuar autorin e këtij veprimi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët po hetohen për plagosje të rëndë..

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...