Racizmi i futbollit italian nuk kursen as shqiptarët

Shares

Italia ose të paktën futbolli italian Futbolli Italian nuk ndalet së prodhuari raste të racizmit ndaj shqiptarëve. Vetëm para tre ditësh një gjyqtar me origjinë shqiptare, Eriseld Nazeraj, u sulmua në fushën e lojës.
Pa u mbyllur ende kjo ngjarje, një tjetër episode racizmi ka ndodhur në shtetin fqinj. Në ndeshjen e të rinjve (15-16 vjeç) të Rivolto B dhe Don Boskos, masazhatori i ekipit mik ka shtyrë portierin e ekipit të Don Boskos dhe më pas e ka fyer duke e quajtur “jevg”.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i gjykatës sportive, e cila e dënoi masazhatorin deri në qershor të 2017. Gjithsesi brena pak kohësh sa vijnë e shtohet rastet e këtij lloji. Kohë më parë edhe një gjyqtar tjetër shqiptar në itali, Shpëtim Hala kishte rënë pre e dhunës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...