NEGOCIATAT/Sekretari francez i Shtetit tregon vendimin e qeverisë së Francës

Shares

“Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe duhet të avancojë në shumë drejtime siç janë: lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, bashkëpunimit në fushën e policisë apo atë të drejtësisë”, deklaroi sot për top channel Harlem Desir, Sekretar Shteti në qeverinë franceze duke qenë në të njëjtën linjë me atë të Gjermanisë.

Harlem Desir, sekretar Shteti në qeverinë franceze ishte në Tiranë në ceremoninë e hapjes së zyrës rajonale për rininë.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Francës për negociata me Shqipërinë, Desir tha se vendet evropian edo të marrin vendimet e tyre pas përfundimit të reformës në drejtësi si dhe plotësimit të aspekteve të tjera duke paralajmëruar kështu një zgjatje në kohë të procesit.

TCH: Cili do të jetë qëndrimi i Francës për Shqipërinë? A do ta mbështesë ajo rekomandimin pozitiv për Shqipërinë në Bashkimin Europian?

Harlem Desir: Shqipëria ka bërë një punë të madhe dhe të vështirë në lidhje me reformën në drejtësi. Ne do të jemi shumë të vëmendshëm për mënyrën sesi kjo reformë do të zbatohet dhe duke nisur nga viti i ardhshëm, nisur nga progresi që është bërë, do të jemi në gjendje të përcaktojmë qëndrimin tonë në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni Europian ka bërë një raport pozitiv në lidhje me rrugën e përshkuar nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe në përpjekjet që janë bërë për zbatimin e 5 prioriteteve kyçe të kërkuara nga Bashkimi Europian. Tani duhen bërë hapa të tjerë përpara siç është vënia në zbatim e reformës në drejtësi; ligji i Vettingut ose siç njihet ndryshe rivlerësimi i figurës së gjykatësve dhe prokurorëve. Pas vënies në zbatim të reformës në drejtësi, por edhe të aspekteve të tjera, vendet europiane do të marrin vendimet e tyre. Duhet të dini që Franca së bashku me vendet e tjera të BE-së do të jenë gjithmonë mbështetëse të Shqipërisë dhe do ta ndihmojë atë në vënien në zbatim të reformës në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...