Milano, treni përplas për vdekje dy shqiptarë

Shares

Dy shqiptarë janë vrarë sonte, ndërsa ishin duke ecur në shinat e trenit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano.
Sipas medieve italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 19:20.
Treni që lëvizte nga Milano në drejtim të Varezes, ka goditur dy shqiptarët në momentin që ishin duke ecur mbi shina. Mësohet se ata janë dy shqiptarë 25 dhe 30 vjeç.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth 300 metra larg stacionit të Rho Fiera.
Makinisti ka tentuar që të ndalojë trenin, por përplasja ka qenë e fortë duke u marrë jetën dy rinjve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe policia që ka nisur hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...