Lista e re e gjyqtarëve për Gjykatën e Strasburgut, çfarë ndodh me Ina Ramën

Shares

Qeveria ka bërë publike listën e re të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut duke lënë jashtë një ndër emrat më të lakuar në listën e shtatorit, Ina Ramë, ish-kryeprokuroren e vendit.

Lista e aplikantëve kësaj here është më e gjatë. Në garë janë Gent Ibrahimi, Sokol Berberi, Aleksandër Muska, Asllan Karaj, Aurela Anastasi, Elira Kokona, Ermal Frashëri, Marjana Selimi Tutulani, Markeljan Koça, Oriona Muçollari dhe Suela Mëneri.

Më 1 nëntor 2016 qeveria shqiptare rihapi aplikimin për kandidaturën për gjyqtar të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në shtator Gent Ibrahimi, Sokol Berberi, Ina Rama, u skualifikuan nga Këshilli i Evropës, si kandidatë për gjykatës në Gjykatën Europiane. Skualifikimi ishte bërë nga Komisioni i Seleksionimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për shkak të shkeljes së standardeve të përzgjedhjes nga ana e qeverisë shqiptare në fazën e parë të konkurrimit që zhvillohet në Kryeministr.

Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç.

Kandidatët nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...