Krujë, aksidentohet për vdekje një grua, policia nuk identifikon dot as autorin as viktimën

Shares

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia kërkon ndihmë për identifikimin  e viktimës.
Sipas burimeve  zyrtare të Policisë vendore, mësohet se rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë,  në Tapizë, një mjet i paidentifikuar, ka  aksidentuar me pasojë  vdekje, një këmbësore.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia bën të ditur se viktima është rreth 1.65 cm e gjatë dhe me flokë të gjata, ngjyrë kafe.
Ka të veshur një xhaketë kadife ngjyrë kafe, streçe të zeza, fustan të zi me pika të bardha dhe këpucë gome.
Nga tiparet fizike dyshohet se është rreth 55 vjeçe.
Policia ka shkuar menjëherë më vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe të autorit me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...