Pavarësisht rezultateve të ulëta të regjistruar për nxënësit shqiptarë nga PISA, Kryeministri Rama nuk beson. Ai ka gjetur një zyrtar të Komisionit Europian që i ka shkruajtur një letër ministres së Arsimit dhe të cilën e kanë publikuar në mediat e një vendi fqinj.
“Të rinjtë e nxitur nga partitë të protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015
Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015”, deklaron Kryeministri.
Ndërsa teksti i letrës është më poshtë:
“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.
Por si janë të dhënat e publikuara nga PISA për nxënësit shqiptarë. Në hartën botërore Shqipëria shënohet me të kuqe. Nuk jemi të fundit fare, por ngjitja ka qenë mjaft e vogël. Në digramën e PISA jemi në zonën “nën”.
Nxënësit shqiptarë janë poshtë nivelit mesatar të nxënësve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për sa i përket performancës së tyre në lëndë shkencore, lexim dhe matematikë. Megjithatë ka një përmirësim të ndjeshëm të nivelit, krahasuar me vitin 2006.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, PISA 2015 nga OECD testoi rreth 540 mijë 15-vjeçarë në 72 vende dhe ekonomi për sa i përket lëndëve shkencore, leximit, matematikës dhe zgjidhjes së problemave. Fokusi kryesor ishte në lëndët shkencore, si një pjesë me rëndësi në rritje i ekonomisë dhe shoqërisë sot.
Ndërsa shpenzimet për nxënësit në shkollat fillore dhe nëntëvjeçare janë rritur me rreth 20% që nga 2006 në vendet e OECD, vetëm 12 nga 72 vendet dhe ekonomi vlerësuar nga PISA kanë pasur përmirësim të performancës në lëndë shkencore gjatë kësaj periudhe. Këto përfshijnë sisteme arsimore me performancë të lartë, siç është Singapori dhe Kina, dhe me performancë të ulët si Peruja apo Kolumbia.
1 në 10 studentë në vendet e OECD dhe 1 në 4 në Singapor, performojnë në nivelet më të larta në lëndë shkencore. Në vendet e OECD, më shumë se 1 në 5 studentë dështojnë në përvetësimin e njohurive bazë: vetëm në Kanada, Estoni, Finlandë, Kinë, Japoni, Singapor dhe Vietnam, 9 nga 10 nxënësit 15-vjeçarë zotërojnë bazat që çdo i ri duhet të dijë përpara se të mbyllë këtë cikël shkollor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














