Hapet Zyra Rajonale Rinore, Rama: Model franko-gjerman bashkëpunimi

Shares

Në ditën e Rinisë në Tiranë është hapur zyra rajonale rinore. Në këtë takim ishin të pranishëm kryeministri Rama dhe ministrat e Rinisë të Rajonit.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama vlerësoi këtë zyrë si një urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në funksion të një rruge të përbashkët, atë të Bashkimit Europian.
Kryeministri tha se kjo është një iniciativë e kancelares Merkel e ndërtuar mbi bazën e modelit franko-gjerman.
Ndërsa ministri Blendi Klosi tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme, dhe kjo iniciative duhet ti bëjë ata të ndihen si pjesë e një familje, pavarësisht nga kush vend i rajonit vjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...