Gjendet një person i vdekur në Kombinat

Shares

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një mashkull të moshës 60-65-vjeç, ende i paidentifikuar.
Trupi i pajetë është gjetur pas fabrikës së Qelqit në këtë zonë të kryeqytetit. Në vendngjarje grupi hetimor ka identifikuar viktimën, shtetasit Y. H., 71 vjeç.

Ai është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për  zbulimin e shkakut të vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...