Dita e Rinisë është shndërruar sot në një ditë protestash masive para katër institucioneve qeveritare nga ana e të rinjve të Forumit Rinor të PD-së.
Të rinj me pankarta në duar janë pozicionuar para Bashkisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Pas kësaj rreth orës 12:00 ata do të bashkohen të gjithë në një protestë të vetme para Kryeministrisë.
Duke rikujtuar 8 dhjetorin, ditën e ndryshimit të madh që solli forca e të rinjve, ata kanë rrethuar sot institucionet.
Protesta ka nisur në orën 11:00. “Kundër reformës në arsim” , “Dorëheqje ministrja Nikolla” dhe thirrje të tjera dëgjohen në protestën para Ministrisë së Arsimit.
Te ministria e Shendetesise te rinjte protestuan me arkivol ne krahe si simbolike te shendetesise qe nuk eshte per qytetaret.
Kundër importit të mbetjeve, kundër taksave, drejtësi për Arditin, që u vra në Sharrë, janë thirrjet që dëgjohen nga protesta që mbahet para Bashkisë së Tiranës.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














