FOTO & VIDEO/ Kanada, ekzekutohet me disa plumba në kokë shqiptari

Shares

Një shqiptar është ekzekutuar në zonën East York, në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze viktimë ka mbetur 46-vjeçari Ardian Kaloshi.
Hetuesi Mike Patterson ka thënë se rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, sipas orës lokale, është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë.
“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, ka thënë Patterson.
Ardian Kaloshi është dërguar me urgjencë në spital, por disa minuta më vonë mjekët e shpallën të vdekur.
ardian kaloshiHetuesi u tha gazetarëve se Kaloshi ka jetuar në veri të qytetit, por nuk ka një vendqëndrim të qartë.
Patterson gjithashtu konfirmoi se Kaloshi ishte i njohur për policinë, pasi kishte një të kaluar kriminale.
46-vjeçari Ardian Kaloshi u vra në një zonë, ku njerëzit mblidhen për tu argëtuar. Dyshohet se ai shkonte shpesh në këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje dëshmitarëve që ishin aty të dalin dhe të tregojnë atë që kanë parë, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

30

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...