FOTO LAJM/ Dita e Rinisë, Basha dhe Berisha homazhe te busti i Azem Hajdarit

Shares

Në Ditën e Rinisë përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike zhvilluan homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit te Qytet Studenti, simbolit të studentëve të dhjetorit që rrëzuan diktaturën e egër komuniste.
Në fjalën e tij për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha vlerësoi rolin e Azem Hajdarit dhe studentëve të tjerë në përmbysjen e regjimit.
“Duke soditur shtatoren e Azem Hajdarit me erdhi në mendje një paralelizëm, asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës, në atë kohë në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari që shkonte nga jugu në veri, nga lindja në perëndim për të trokitur, për të zgjuar ndërgjegjen e qenieve tmerrësisht të shtypura, të indoktrinuara por të poshtëruara nga kulti i satanait për ti zgjuar ata dhe dalë dhe njëherë si njerëz të lirë. Shpreh mirënjohjen më të thellë për Azemin dhe bashkë-studentë të tij që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër dhe dikatorial që vriste të rinj në kufi, që zvarriste kufoma në sheshet e qyteteve për të mbjellë tmerr te qytetarët”, u shpreh Berisha.
Më herët gjatë ditës, të rinjtë demokratë protestuan para institucioneve shtetërore duke kërkuar një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...