Lideri rus Vladimir Putin është duke ndërtuar kapacitetet e tij ushtarake në enklavën e fshehtë evropiane të Kaliningradit.
Atje po ndërtohet një “bazë e re e raketave”, çka paralajmëron një lojë të rrezikshme.
E ndodhur në afërsi të Detit Baltik, zona kufizohet me NATO-n dhe BE-në në vende si Polonia dhe Lituania. Atje kanë zbarkuar raketa dhe luftanije ruse dhe ekspertët sipas britanikes “Mail”, thonë se mund të jetë epiqendra e Luftës së Tretë Botërore.
“Mail Online” ka siguruar foto ekskluzive në ish-territorin prusian dhe ka gjetur prova të asaj që vendasit thonë se është baza e re raketore që po ndërtohet, duke e shndërruar atë në një stacion më të madh në Evropë të përgjimit. Një shesh rreth 6 mijë milje është tashmë zona më e militarizuar se kudo tjetër në Evropë.
Kjo është zona më e afërt e Rusisë me Londrën dhe qytete të tjera evropiane, e cila konsiderohet një postë e rëndësishme për Presidentin Putin. Ushtria ruse po ndërton një hekurudhë për t’u lidhur me bazën detare “Chkalovsk”. Atje janë vendosur raketat balistike më moderne ruse dhe banorët vendas thonë se prej andej do të “pushtohet NATO”.
Atje do të luhet edhe disa ndeshje të FIFA World Cup, por stadiumet nuk janë ndërtuar ende. Kaliningrad, ndodhet në bregun lindor të Baltikut, në mes të Polonisë në jug dhe Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë në veri.
Zona është e prapambetur ekonomikisht, por tashmë po shërben si bazë e rëndësishme ushtarake ruse kundër vendeve ish-sovjetike, tashmë anëtare të NATO-s. Atje janë vendosur dy raketa Iskander-m dhe Bastion, raketa me efekt vdekje-prurës të përdorura në Siri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/





















