Fier, dy aksidente në pak minuta, një i vdekur dhe një i plagosur

Shares

Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në dy aksidente që ndodhën brenda disa minutave në Fier.
Makina që drejtohej nga Saimir Llakaj, 32 vjeç, mësohet se ka përplasur një 57 vjeçar që udhëtonte me motor në rrugën Fier-Seman. Ky ndërroi jetë pasi mbërriti në spitalin e Fierit. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e automjetit tip “Volkswagen”.
Ndërkohë më herët një 58 vjeçar u aksidentua nga një autobus. Ngjarja ndodhi në aksin Fier-Patos në afërsi të fshatit Portëz. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...